Pacolli: Njohja nga Madagaskari zhgënjeu Daçiqin

Pacolli: Njohja nga Madagaskari zhgënjeu Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, foli për zhvillimet aktuale në vend, për 100 ditshin e qeverisjes Haradinaj, për atë se cila është politika e jashtme e Kosovës nën qeverisjen e tij, për mundësinë e njohjes së Kosovës nga disa shtete të mëdha afrikane, demarkacionin e kufirit me Malin e zi dhe për zhvillimet aktuale.

Pacolli pohon se kishte shumë takime me ndërkombëtarë.

“Kemi përpiluar një raport për këtë kohë. Ne duhet të punojmë me hapa të përshpejtuar. Kemi ndërmarr disa reforma që kanë të bëjnë me stafin, me përgjegjësin e çdo njërit, mund të them se kemi një staf profesional, të përgatitur mirë”, ka thënë Pacolli për RTK-në.

Ai pohon se po punojnë për atë që diplomatët që tani janë jashtë, mos të qëndrojnë më shumë se 4-6 vite atje, sepse sipas tij, interesimi i tyre për vendin nga vinë ndoshta mund të bie intensiteti i punës së tij dhe të krijohet ndonjë shkëputje.

Pacolli konfirmoi, se ai personalisht, mori notën verbale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Madagaskari në Paris, ku mbahej konferenca e frankofonisë, dhe se kjo njohje zhgënjeu pamasë kryediplomatin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“I jam shumë mirënjohës Madagaskarit, për heshtjen që u thye kur ai pas një pauze të gjatë njohjesh, dorzoi notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe atë mu në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë konferencës së frankofonisë në Paris, paralajmëronte se shumë vende do të tërhiqnin njohjet për Kosovën. Jemi duke punuar me disa shtete të mëdha të Afrikës që të na njohin edhe pse edhe Serbia po punon shumë në parandalimin e njohjeve të Kosovës”.

Sipas tij, oferta nga Serbia për mosnjohjes së Kosovës po rritet dhe se ata ofrojnë shumë benifite për vendet që nuk e njohin Kosovën.