Alsat-M 2019-05-21T13:23:48+02:00
Policia e Prilepit ka ngritur padi penale për veprën e kryer “përgjime i paligjshëm dhe incizim i zërit”, kundër Lubço Pavlevskit dhe tre personave të tjerë nga Prilepi dhe Manastiri.
Padia Penale i është ngritur pasi më 4 prill gjatë kohë së kampanjës zgjedhore në qytetin e Prilepit është organizuar miting ku me zë të lartë janë lëshuar në turmë, përgjime të paligjshme.
Në incizime ishin lëshuar zërat e funksionarëve aktual dhe ish-funksionarëve.
Pavlevski dhe personat e tjerë, qysh atëherë u ftuan në polici, ndërsa pas urdhrit të Prokurorisë janë kryer edhe bastisje me çka janë konfiskuar celularët e tyre, kartelat e memories, usb memorie si dhe pajise tjera kompjuterike e elektronike.
Padia penale është përcjellë deri te Prokuroria e Prilepit, pasi që për këtë vepër të kryer, kodi penal i Maqedonisë së Veriut, parasheh dënim në të holla apo dënim me burg deri në një vit./Alsat
Loading…