Padi penale kundër tre kërçovarëve për shkak të agresivitetit ndaj policëve

Padi penale kundër tre kërçovarëve për shkak të agresivitetit ndaj policëve

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kishin kryer vepër penale “pengim të personit zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare”, stacioni policor në Kërçovë ngriti padi penale kundër E.P (24) nga Kërçova, si dhe kundër F.A. (28) dhe I.A. (24), të dy nga fshati Zajaz.

Të dyshuarit të shtunën e kaluar rreth orës 22:50 në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve të policisë të cilët donin të kryenin kontroll në automobilin e markës “BMV” pa targa.