11 Tetor 2018 / 13:28
Sektori për krim të organizuar deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup, parashtroi padi penale kundër shkupjanit S.T.(44) për shkak të dyshimit të ekzistuar për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Siç është cekur në kumtesën e MPB-së, i paraqituri S.T., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për Kadastër të RM-së, në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunës administrativ, ka sjellë vendim për avancimin e 128 nëpunësve administrativë pa miratimin e procedurës adekuate ligjore.