Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka inicuar padi penale kundër A.A., 51 vjeçare nga Gostivari për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.
“Më 26.08.2020 në ora 18.20 personi i raportuar nuk u gjet në shtëpinë e saj në Gostivar, përkundër faktit që ajo kishte një vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për izolim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.