Alsat 2019-04-19T15:42:18+02:00
Dy gjykime dhe marrje në pyetje në Prokurorinë e krimit të organizuar. Mile Janakieski sot kishte orar të ngjeshur. Pasi u anulua procesi për lëndën “TNT” përkatësisht prishjen e objektit të biznesmenit Fijat Canoski, ai shkoi në gjykim për rastin “Shuplakat” në Qendër. Seanca u mbajt vetëm një orë pasi Janakieski duhej të merret në pyetje nga prokurorët, i dyshuar si një nga organizatorët e hyrjes së dhunshme në ngjarjet e 27 prillit. Edhe pse Gjykata Penale dhe Prokuroria janë afër vetëm 100 metra, Janakieski në bisedë u dërgua me furgon policor për shkak të masës së arrestit shtëpiak. Marrja në pyetje e ish ministrit të Transportit zgjati 30 minuta jo të plota. Ai kërkoi që fillimisht të ketë qasje në prova të cilat i ka grumbulluar Prokuroria e më pas edhe të prononcohet. Kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska të mërkurën deklaroi se deri në fund të muajit maj pret të ketë vendim për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit.
Me siguri javën e ardhshme do të merrem vesh me mbrojtjen që të bëjnë qasje në dëshmi dhe gjithashtu, do të shohë nëse ka nevojë të dëgjohet ndonjë dëshmitarë shtesë pasi jemi kah fundi i hetimit”-tha Villma Ruskoska, prokurore.
Para tre ditëve me heshtje në Prokurori është mbrojtur Trajko Veljanovski, i dyshuar se edhe ai ka qenë pjesë e organizimit të 27 prillit. Edhe ai kërkoi të ketë qasje në prova. Në bisedë ishte edhe Spiro Ristovski i cili është në paraburgim në Shutkë. Si organizatorë të hyrjes së dhunshme, prokuroria dyshon pesë persona. Përveç Veljanovskit, Janakieskit dhe Ristovskit, dyshohen edhe Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari dhe Nikolla Boshkovski, ish punonjës i kundërzbulimit i cili është arratisur në Greqi. Hetimi i Prokurorisë është drejt përfundimit, por nuk dihet nëse personat në fjalë kanë kërkuar të falen nga presidenti Gjorge Ivanov, siç bënë tashmë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.
Bojan Stojanovski
Loading…