Pak muaj më parë i shpëtoi shërbimit ushtarak, tani do të luajë në finale me Tottenham

Pak muaj më parë i shpëtoi shërbimit ushtarak, tani do të luajë në finale me Tottenham
23:50 | 8 Maj 2019

Historia e Son Heung-Min është një nga ato historitë që dhurojnë emocione të papërshkrueshme.

27 vjeçari ka qenë në mesin e lojtarëve kryesor të Tottenham këtë sezon, që arritën të kualifikohen deri në finale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.

Por, para arritjes së këtij momenti, Son ka pasur para tij disa sfida, siç është ajo e shmangies së shërbimit ushtarak në vendin e tij, në Korenë e Jugut.

Son, më 18 gusht me Korenë e Jugut ka nisur garat në Lojërat Aziatike, dhe ishte i detyruar të fitonte vendin e parë, për të evituar shërbimin ushtarak, si një rregull në vendin e tij.

Më 1 shtator, Son i shpëtoi shërbimit ushtarak, duke e ndihmuar Korenë e Jugut që të shpallet kampione e Azisë, shkruan lajmi.net.

Pak muaj më vonë, Son me Tottenham arrin një tjetër sukses historik, duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS