Pak orë para dasmës, Justin i lë këtë porosi babait të Haileyt

Pak orë para dasmës, Justin i lë këtë porosi babait të Haileyt
16:44 | 30 Shtator 2019

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin sot organizojnë dasmën.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Karolinën e Jugut, shkruan lajmi.net.

Para kësaj ceremonie, këngëtari ka postuar një fotografi të realizuar shumë vite më parë, ku Hailey dhe prindërit e saj kishin pozuar pranë Justinit.

“Unë dhe bashkëshortja, dhe familjarët e saj. Faleminderit që e lejuat vajzën tuaj të martohet me një ‘egërsirë’ si unë”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, dasma e këtij çifti vjen plot një vit pas kurorëzimit. /Lajmi.net/

TAGS