Të punësuarit në kompaninë “Mozzart” në suaza të pakos së ndihmës në vlerë prej 50.000 euro në aksionin e fundit dorëzuan disa ton pemë në spitale përreth vendit.
Nga kompania kumtuan se nga paraqitja e pandemisë në shtetin tonë gjatë gjithë kohës organizohen aksione të ndryshme, duke i ndihmuar institucionet shëndetësore, personelin mjekësor dhe kategoritë më të rrezikuara.
“Pako vitamiash me pemë të freskëta janë vetëm pjesë e aksioneve të cilat kompania Mozzart i ka organizuar kohëve të fundit. Aktivitetet përgjegjëse shoqërore nuk ndalen, ndërsa këtë herë ua përkushtuam heronjve tanë – punonjësve shëndetësor të cilët punojnë 24/7 dhe luftojnë kundër këtij virusi, duke dhënë sakrificë të madhe për të gjithë ne, maksimalisht të përkushtuar në punën e tyre. Me këtë shenjë të kujdesit duam t’u shprehim falënderim të madh, ndërsa ne vazhdojmë edhe më tutje të kontribuojmë ndaj shoqërisë në të cilën veprojmë edhe përmes aksioneve të ndryshme të ndihmojmë aty ku më së shumti nevojitet”, deklaruan nga menaxhmenti i kompanisë.
Pemët ishin shpërndarë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, Institutin për sëmundje të mushkërive “Kozle”, Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, Spitalin e përgjithshëm në Strugë, Klinikën spitalore në Shtip…Kompania deri tani ka realizuar edhe shumë aksione tjera, mes të cilave furnizim të pajisjeve mbrojtëse, pako me ushqim dhe donacion të televizorëve, të destinuara për shumë institucione në mbarë shtetin”, qëndron në kumtesë.