Pallati mbretëror i zemëruar me Meghan Markle, merr vendimin e papritur ndaj saj

Pallati mbretëror i zemëruar me Meghan Markle, merr vendimin e papritur ndaj saj
19:53 | 13 Maj 2019

Martesa e tyre bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Dukesha Meghan Markle që nga dita e parë kur u bë pjesë e familjes mbretërore ka thyer shumë rregulla të protokollit, shkruan Daily Express, transmeton lajmi.net.

Meghan organizoi një “baby shower” gjatë shtatzënisë dhe lindja e djalit u njoftua në ‘Instagram’, diçka që është e ndaluar sipas rregullave të pallatit mbretëror.

Për këtë arsye ajo është akuzuar se po drejton vetë makinën e publicitetit dhe për mosbindjen ndaj pallatit mbretëror që nga dita kur është bërë pjesë e tij.

Më tej, siç shkruan Daily Express, pallati mbretëror ka vendosur të reagojë ndaj veprimeve të Meghan dhe tashmë do të kontrollojë çdo aktivitet të saj./Lajmi.net/

TAGS