Pamje nga kundërprotesta dhe protesta e sotshme e OJQ-ve

Disa protestues kanë nisur të shpërndahen. Situata para Qeverisë është e qetë.Gjendja ende qëndron e njëjtë, forcat policore me një numër mjaft të madh qëndrojnë para qeverisë, protestuesit bërtasin me thirrje ‘shtet policor’, ‘shtet i padrejtë’ dhe vazhdimisht ashtu si edhe më herët kërkojnë dorëheqjen e Ivanovit dhe Qeverisë në krye me Gruevski, “do të fitojmë”, “vjedhës”, “nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”…

Protesta filloi nga ora 18:00 para zyrës së Prokurorisë Speciale, ndërsa më pas protestuesit u nisën për te Kuvendi i Maqedonisë.  Atje u pritën nga kordonët policore të cilët nuk u lejuan protestuesve që të afrohen.

Më pas protestuesit u nisën për tek Muzeu i VMRO-së por edhe në këtë rast policia i ndaloi tek Ura e Gurit. Protestuesit u kthyen prapa për të objekti i Qeverisë nëpërmjet sheshit Maqedonia, ndërsa u ndaluan nga polica tek posta kryesore. Aty qëndruan disa çaste dhe më pas kordoni policor u tërheq dhe lejoi protestuesit që të afrohen tek godina e Qeverisë.

Protesta kaloi e qetë dhe nuk u shënuan incidente.