Pamje nga momenti i arrestimit të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë, përleshen me policinë (Video)

Pamje nga momenti i arrestimit të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë, përleshen me policinë (Video)

Arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën në lagjen Arbëria në Prishtinë, nuk ka kaluar pa probleme.

Nga video – incizimet shihet se policët nuk kanë qenë të vëmendshëm në momentin kur po i dërgonin në veturën e tyre të arrestuarit. Ata, ndonëse ishin nën pranga, marrin guximin të dalin nga vetura, duke u përleshur verbalist e më pas edhe fizikisht me zyrtarët policorë.

Pas intervenimit të forcave shtesë dhe rritjes së numrit të policëve në vendin e ngjarjes, është arritur që të arrestuarit të mbahen nën kontroll.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person në lagjen Arbëria në Prishtinë. /Telegrafi/

TAGS