Pamje nga vendi i aksidentit të tmerrshëm në Velipojë, ku humbi jetën babai me dy fëmijët (Video)

Pamje nga vendi i aksidentit të tmerrshëm në Velipojë, ku humbi jetën babai me dy fëmijët (Video)

Ajo që ndodhi pasditen e djeshme në Velipojë të Shkodrës është një ngjarje e tmeshme.

Mjekët e spitalit që shohin me dhjetëra raste janë po ashtu të prekur dhe thonë se kjo është ngjarja më e dhimbshme që ka ndodhur ndonjëherë në Shkodër. Po ashtu banorët e Velipojës shprehen të shokuar, pasi dëgjuan zhurmën e madhe të përplasjes së makinave, panë trupat e pajetë të fëmijëve.

Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5-vjeçare dhe foshnjen 9 muajshe. Vajza tjetër e tij, 10 vjeçe është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për jetë.

Dy mjete u përplasën ballë për ballë. Gjurmët e aksidentit fatal janë të dukshme edhe sot. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit fuoristradë, Ndrek Gjergji ndodhet në spital.

Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës, në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë. Mjetet fuoristradë dhe Alfa Romeo u përplasën aq fort sa zhurma shkoi deri tek banorët në Velipojë.

Skena ka qenë horror. Nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt.

Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejtësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave. Por priten ende të dhëna shkencore për një version të saktë të ngjarjes.