Panik nga koronavirusi, ja çfarë është duke ndodhur në Britaninë e Madhe

Panik nga koronavirusi, ja çfarë është duke ndodhur në Britaninë e Madhe

Sa janë të mira furnizimet me letër tualeti?

Javën e kaluar një ndër kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë shitjen e 63 milionë rrotullave letër tualeti, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Në këtë periodë kohore, vitin e kaluar janë shitur 24 milion rrotulla letër tualeti.

A do të mbesim pa letra tualeti?

Tony Richards, është një drejtor operativ në njërën nga kompanitë e prodhimit të letrave të tualetit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo kompani furnizon një të tretën e letrave të tualetit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo që shihni mbrapa meje është produkti final, pra janë rrotullat e letrave të tualetit më të madha që peshojnë 1.2 ton. Secila nga këto mund të prodhojë rreth 10,000 letra tualeti me madhësi standarde”, ka thënë Tony.

Fabrika prodhon 4.7 milion rrotulla të letrave të tualetit në ditë, 365 ditë të vitit. Masa e butë e letrës së tualetit vjen nga Skandinavia dhe Amerika Jugore.

Edhe pse momentalisht është një gjendje alarmante, kompania ka 84 milion rrotulla të letrave të tualetit, dhe ata mund të prodhojnë deri në 120 milion rrotulla.

Mesazhi i  Tony-t është: “Mos bëni panik, ne kemi letra të tualetit, vetëm na duhet kohë që ti mbushim raftet”.

TAGS