Panucci pranë shkarkimit, zëvendësohet nga trajneri i njohur italian që ishte sonte në Shkodër?

Humbja me Turqinë ka lëkundur pozitat e Kristian Panuçit në krye të stolit të Shqipërisë.

Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore.

Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuçit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Siç raporton Balkanweb, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës, i cili sot ishte i pranishëm në stadium.

Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Edoardo “Edi” Reja, 73-vjeçari italian, është një emër i njohur në fushën e trajnimit në Itali. Ai ka qenë “timonier” i disa ekipeve në gadishullin apenin, si Bolonja, Breshia, Torino, Xhenoa, Katania, Napoli, Lacio apo Atalanta.

Ka arritur si trajner, të ngrejë Breshian dhe Viçencën dy herë në Serinë A, duke fituar Serinë B, dhe Napolin e Kaljarin, si të dytët në kampionat.

TAGS