Panucci u kap mbrëmë pas ndeshjes me ish-futbollistin e Kombëtares, çfarë i tha?

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, u kap pas humbjes me Turqinë, me ish-kapitenin e Kombëtares, Rudi Vata.

Duke folur për “RTSH”, Vata e pyeti që italiani të mos bënte diplomaci, dhe të tregonte nëse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Evropian.

Ndërkaq, Panucci iu kthye se do e provojë me këta lojtarë që ka, por se nuk i premton dot të shkojë në hënë.

Vata: Tregohu i sinqertë, mos bëj diplomatin. Me këtë ekip kemi shanse të shkojmë në Europian apo jo?

Panucci: Unë e kuptoj atë që po më kërkoni ju si ish-kapiten i Kombëtares, por unë nuk mund të premtoj se mund të shkojmë në hënë. Do ta provojmë me këta lojtarë që kemi.

Vata: Unë jam një nga ata shqiptarë që duam të dëgjojmë sinqerisht deri ku e kemi hapin ne si ekip. Nëse të duket pozitive që rezultati 0-2 është i pranueshëm, atëherë duhet t’ia thuash me realitet shqiptarëve. Nuk duhet t’i tregoj gënjeshtra, por të jetë realist, të thotë që kaq e kemi dhe nuk kemi mundësi për të shkuar në Evropian. /Panorama

Panuçi kapet me Rudi Vatën on Vidnews.

TAGS