Papa Françesku shet “Lamborghinin” në ankand, ja shuma marramendëse që do shkojë për…

Papa Françesku shet “Lamborghinin” në ankand, ja shuma marramendëse që do shkojë për…

Plot 715 mijë euro është shitur “Lamborghini” i bardhë që i ishte dhuruar Papa Françeskut. Makina super luksoze që Papa e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë, është shitur në një ankand.

Ndërkohë shifrën e shitjes së “Lamborghinit” e ka bërë të ditur Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfituesit e shifrës. Fondacioni do të mundet kështu të bëjë përpara me planin e tij marshall, për rikthimin e të krishterëve në Irak, pas dëbimeve masive nga Shteti Islamik.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se makina unike “Hurracan” ishte firmosur nga Papa Françesku dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.

Gjithashtu kujtojmë se supermakina iu dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga “Lamborghini” në ngjyrat e Vatikanit. E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10.

Image