Papagalli më i madh i zbuluar kishte peshuar 7 kilogramë

Por ky lloj nuk gjendet edhe tani, sipas disa zbulimeve që janë bërë në Zelandën e re, para 20 milionë viteve ka jetuar ky lloj i papagallëve me madhësi të pabesueshme, transmeton Indeksonline.

Herakli ishte vërtet një gjigant në mesin e zogjve. Ishte i gjatë rreth 1 metër dhe peshonte rreth 7 kilogramë.

Zogjtë e Zelandës së Re janë konsideruar prej kohësh unik. Shpesh shumë prej tyre nuk gjenden askund tjetër përveç Zelandës së Re.

Studiuesit kanë arritur ta bëjnë këtë zbulim përmes eshtrave, të cilët janë zbuluar shumë vonë.

TAGS