9 Mars 2019 / 16:57
Shumë stomatologë por pak punësime. Oda e Stomatologëve shpreh shqetësimin mbi atë se shumë stomatologë posedojnë licenca por nuk dihet sa sa është numri real i atyre që ushtrojnë profesionin. Kreu i Odës Marijan Denkovski tha se gjatë periudhës së ardhshme pritet të përpilohet një strategji e cila do të evidentojë numrin e saktë të stomatologëve të cilët punojnë, në cilin sektor, shtetëror apo privat si dhe a janë të nivelit primar apo sekondar dhe në bazë të këtyre të dhënave të planifikohet licencimi dhe angazhimi i tyre.
Të dhënat e fundit tregojnë për numër frapant, gjegjësisht se kemi rreth 3900 licenca, por me shumë gjasa, të dhënat edhe më të fundit tregojnë se ky numër është për 1000 më i vogël. Dmth numri real është rreth 2600 licenca të stomatologëve aktiv, tani bëjmë përpjekje të dihet sa realisht prej tyre punojnë në sistemin stomatologjik, sepse shumë njerëz kanë licenca dhe i llogarisim si anëtarë aktiv por në të vërtetë nuk dihet sa prej punojnë si stomatologë”.“ Shpresoj që shteti jonë do të gjejë fuqi ta rregullojë numrin e studentëve të cilët regjistrohen në Fakultetin e Stomatologjisë me kuotë shtetëore”- tha Marijan Denkovski, kryetar i Odës Stomatologjike të Maqedonisë së Veriut.
Oda e Stomatologëve njoftoi se do të rriten çmimet e shërbimeve stomatologjike për qytetarët që nuk janë vendas, sepse shumë prej tyre vijnë në Maqedoni për tu trajtuar sepse çmimet janë më të ulëta krahasuar me vendet tjera.
Mjekët të mund të punojnë me çmime të paktën sa të mund jo vetëm ta mbulojnë shpenzimin e materialeve por të kenë edhe përfitim nga ajo çfarë e punojnë. Flasim për çmime të cilat nuk përfshihen nga Fondi, çmime të cilat do t’i marrin qytetarët tjerë të cilët vijnë nga jashtë vendit, ata nuk janë të siguruarit tanë, prandaj nuk do të ketë rritje të çmimeve për popullatën tonë”- pohoi Marijan Denkovski, kryetar i Odës Stomatologjike të Maqedonisë së Veriut.
Për dallim nga mjekët dhe infermierët, dentistët nuk ikin jashtë vendit për të punuar profesion e tyre.
Vjollca Aliti
Loading…