Paqueta: Ëndërroj të bëj mirë te Milani ashtu si Kaka

Lucas Paqueta ka mbërritur në Itali për të filluar stërvitjet me Milanin pas transferimit 35 milionë eurosh nga Flamengo.

21-vjeçari është bërë transferimi më i shtrenjtë nga një klub brazilian drejt Serie A.

Teksa ai u përshëndet me familjen dhe shokët në aeroport nuk mungoi edhe një deklaratë e shkurt për media.

“Kaka është një idhujt e mi dhe ëndrra ime është të bëjë mirë te Milani ashtu si Kaka, edhe pse ndoshta nuk është e drejt të bëjë krahasime”.

“Dua vetëm që të bëjë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Paqueta.

Lexo po ashtu:

Lojtari do të mbajë numrin 39 te kuqezinjtë dhe stërvitjet do t’i fillojë para Superkupës së Italisë ndaj Juventusit me 16 janar.

Në konferencën për media si lojtar i Milanit do të paraqitet të martën. /Telegrafi/

TAGS