Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 26 vjeçarit shtetas i Republikës së Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale- prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë.
I dyshuari siç ka njoftuar Prokuroria publike më 19 tetor në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka transportuar drogë narkotike- marijuanë në sasi prej 9.97 kilogramë e cila është paketuar në 12 pako dhe është fshehur në bagazh të automjetit të tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë.
Gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e personave zyrtar të Drejtorisë doganore të vendkalimit kufitar Bogorodicë droga është gjetur dhe konfiskuar.
Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë në rrezikshmëri nga ikja ose përsëritje të veprës penale, Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Veles ka ngritur propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit. Propozimi është pranuar nga Gjykata dhe të dyshuarit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.