14 Mars 2019 / 20:22
Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskit, ish-shefin e kabinetit të Shasho Mijallkovit dhe për Stevo Manxhovskin, i cili gjithashtu është i punësuar në DSK. Për Kristina Josifovskën, gjykatësi në procedurë paraprake vendosi që ti merren dokumentet e udhëtimit dhe e njëjta duhet të lajmërohet në Gjykatë.
Ndryshe, Prokuroria kishte urdhëruar hetim për kundër katër personave të punësuar në DSK të cilët dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarëve. Të dyshuarit, sipas Prokurorisë si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve. Për këtë veprim ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së.
Loading…