Paralajmërimi që Princ Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle

Paralajmërimi që Princ Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle
Tash esht Koha

Kate Middleton paralajmëroi Princin Harry të mos nxitonte të martohej me ‘krejtësisht të ndryshmen’ Meghan Markle, sipas librit të botuar sot nga 2 gazetarë investigativë – i cili pretendon se shpenzimet ‘bujare’ të Dukës ndezën përçarjen e tij me Princin William, raporton Mail Online.

Duka i Sussex, 35 vjeç, u martua me ish-aktoren amerikane Meghan, 38 vjeç, në maj 2018. Familja mbretërore ishte aq e shqetësuar për Princin Harry që nxitoi të martohej me Meghan Markle, saqë edhe kunata e tij Kate Middleton e mori mënjanë për ta paralajmëruar, sipas librit të ri shpërthyes. Duka i Sussex, pati një marrëdhënie të ngushtë me Dukeshën e Kembrixhit, të cilën e cilësoi si ‘motrën e madhe që nuk e kishte kurrë’.

 

Sidoqoftë, sipas thashethemeve marrëdhënia e tij me Kate dhe vëllain e tij Princ William mbetet e përçarë, pasi ai u zhvendos në LA me gruan dhe djalin e tyre, Archie, njëvjeçar.
Princi William “kishte shqetësime për romancën e princit Harry me Meghan Markle – dhe Dukesha e Kembrixhit e paralajmëroi se ai duhet t’i merrte gjërat ngadalë”

Në Royal At War, botuar sot, gazetarët investigativë Dylan Howard dhe Andy Tillett pretendojnë se Kate i kërkoi Princit Harry t’i merrte gjërat ngadalë, sepse t’i duhej ‘kohë, kujdes dhe vëmendje’ Meghanit të integrohej me familjen.

Tash esht Koha