3 August 2018 / 12:28
Qyteti i Shkupit njoftoi se gjatë periudhës së ardhshme do të bëhet faza e dytë e spërkatjes kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit, që përfshin spërkatje me aeroplan dhe dezinsektim nga toka.
Nga Qyteti i Shkupit gjithashtu theksojnë se bletarët duhet me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Dezinsektimi me aeroplan do të bëhet më 6 gusht, ndërsa dezinsektimi terestrik më 7 gusht. Nëse kushtet e motit nuk e e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, kjo do të bëhet gjatë ditës së parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.