Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 6 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 21 gradë.

Të hënën, në disa vende priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut (mbi 25 l/m2), të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Më pas, në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshlm, me vranësira, me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe me bubullima, si dhe me ngritje të temperaturës së ditës.

Loading…

TAGS