Paris: Zjarri në Notrë Dam vihet nën kontroll

Paris: Zjarri në Notrë Dam vihet nën kontroll

Zjarri në katedralen Notrë Dam është vënë nën kontroll në orën 3 pas mesnate, pas stihisë tetëorëshe të zjarrit, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve të Parisit, njoftojnë mediat perëndimore.

Zjarri, i cili ndodhi në orët e hershme të mbrëmjes, shpejtë u përhap dhe u dogj kulla kryesore, e cila më pas u rrëzua, ndërsa shumë shpejtë edhe e gjithë çatia.

Zjarrfikësit arritën që ta pengojnë shkatërrimin e vendit kryesor të kambanave dhe u përpoqën që t’i shpëtojnë reliket religjioze dhe veprat e paçmueshme artistike.

Nga zjarri një zjarrfikës është lënduar rëndë.

Loading…

TAGS