Alsat 2019-04-25T19:14:14+02:00
Parlamenti federal belg sot miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Tuiter.
“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”, shkrovi Rejnders.
Propozim-ligji për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para më pak se dy javë.
Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbërt nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues është shumë i rëndësishëm, pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën.
Loading…