Parlamenti çek votoi “pro” anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti çek votoi “pro” anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Republikës së Çekisë sot ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë morri pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt firmosën Protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Loading…