6 Mars 2019 / 11:42
Partitë parlamentare shprehen pro konsensusit për fatin e PSP. BDI përkrah takimin e liderëve por mbi gjitha i kushton rëndësi konsensusit parlamentar. Lëvizja Besa gjithashtu është e gatshme për takim liderësh me qëllim që shumica prej 2/3 të arrihet në pajtueshmëri me vullnetin politik. Edhe partia Alternativa është për konsesus parlamentar dhe takim liderësh me qëllim që PSP të vazhdojë me punë pa obstruksione. Nevojën për të qenë të kyçur në proces e shprehin edhe grupi i pavarur parlamentar nga VMRO-DPMNE-ja të cilët kërkojnë që fati i PSP të merr epilog të llojit që kjo e fundit të mos sjell drejtësi selektive sikur deri tani.
Loading…