11 September 2018 / 15:09
Edhe pse të ndara për shumë çështje, partitë politike shqiptare i bashkon çështja e referendumit. BDI-ja, Aleanca dhe Besa deklaruar njëzëri në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit. Megjithatë opozita këmbëngul në një marrëveshje të brendshme, në prag të ndryshimeve eventuale kushtetuese pas referendumit. Në emisionin 200, i cili do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat, ASH-ja dhe Besa akuzojnë BDI-së se më shumë lëvdohet se sa punon, ndërsa kjo e fundit thotë se pa BDI-në nuk do të ndodhnin ndryshimet.
Këtu kemi njerëz të cilët që kanë qenë në qeverisjen e kaluar dhe çuditërisht iu bashkëngjitën kësaj shumice me po të njëjtën retorik, po i bëjnë konfuz edhe njerëzit pasi që nuk dinë më se cilës retorik të i besojnë. Kjo që po e them është e hapur, se ne nuk duam që të jemi pjesë lojërave të partive politike që duan këtë çështje të integrimeve në NATO ta personalizojnë apo t’i marrin meritat për vete”- tha Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA e Kasamit.
Pse Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s që moti, fajet sigurisht i ka garnitura e kaluar e Qeverisë. Ky faj ka një emër dhe mbiemër, gjithsesi dihet se fajtori ka qenë Nikolla Gruevski . Në këtë situatë BDI-ja nuk ka qenë një faktorë i rëndësishëm që ka mundur ta shtyjë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”- theksoi Syrjah Rashidi – Deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Një ndër shtyllat, nga tre shtyllat kryesore të BDI-së është integrimi i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne japim përgjegjësi për pjesën tonë të bashkëqeverisjes në të kaluarën. Por ne jemi dëshmitarë se pa Bashkimin Demokratik për Integrim nuk do të ndodheshin ndërrimet që u bën pas 27 prillit”- deklaroi Rexhail Ismaili , deputet i BDI-së.
Alsat-M