Partneri i Suada Sherifit u arrestua sot, ish-missi ishte larguar drejt Dubait muaj më parë

Partneri i Suada Sherifit u arrestua sot, ish-missi ishte larguar drejt Dubait muaj më parë

Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin e tij në Itali, në kuadër të operacionit “Los Blancos”. Emri i tij nuk është i padëgjuar për drejtësinë shqiptare, por edhe për shoëbizzin. Kujtojmë se ishte pikërisht lidhja e tij me ish-missin, Suada Sherifin, ajo që e bëri të njohur edhe në qarqet e shtypit rozë. Fillimisht ajo e mbante të fshehtë imazhin e partnerit, por kur çifti u bënë prindër të një vajze, ajo nisi të publikonte foto me Eldin.



Në fillim të marsit “Gazeta Shqiptare” publikoi lajmin se Suada prej kohësh ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte nisur një jetë të re në Dubai. Menjëherë pas ardhjes në jetë të Deizit, Suada vendosi të investonte me ndihmën edhe të Erdit në pasionin e saj, bukurinë. Ajo hapi një qendër estetike ku shumë shpejt u shndërrua edhe në një destinacion për të bukurën. Por duket se jeta e Suadës ndryshoi totalisht kur bashkëshorti saj u shpall në kërkim, rreth dy vjet më pare për ngjarjen në ish-Bllok. Që në ditët e para pas lajmit, ajo mbylli rrjetet sociale dhe në qendrën estetike u shfaq më rrallë, duke shmangur pyetjet dhe sytë e kureshtarëve. Në fillim të këtij viti, qendra estetike u mbyll, duke falënderuar të gjithë klientët që e kishin përzgjedhur.

Në mars suplementi “Bluetooth” shkruante se Suada u zhvendos në Dubai. Ndonëse ajo nuk ka një llogari të sajën në “Instagram”, faqet e tjera kanë zbuluar copëza nga jeta e re e ish-misit. Gjithnjë e rrethuar nga luksi, ajo është shpërngulur tashmë në shtetin e largët. Ndërkaq nuk dihet nëse së bashku me të, ka qenë edhe Eldi, që ditën e djeshme u arrestua po në Dubai.

TAGS