Pas ankesave të Liverpool, Bartomeu shpjegon ‘problemet’ me çmimin e biletave

Pas ankesave të Liverpool, Bartomeu shpjegon ‘problemet’ me çmimin e biletave

Pas ankesave të Liverpool, Bartomeu shpjegon ‘problemet’ me çmimin e biletave

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka vendosur që të shpjegoj ‘problemet’ me çmimet e biletave për Ligën e Kampionëve.

Ishte fillimisht ndeshja kundër Manchester United ajo që nxiti shumë reagime, pasi Barcelona kishte vendosur një shifër prej 130 euro për të gjithë ata që blejnë një biletë.

E njëjta gjë po ndodh edhe para ndeshjes me Liverpool, por presidenti i Barcelonës ka vendosur të shpjegoj se problemi nuk qëndron me këto dy skuadra, por me matematikat e skuadrës.

“Më lini ta shpjegoj se si organizojmë biletat tona. Ne kemi 144mijë anëtar dhe kemi çmimet më të ulëta sezonale në Evropë. Mesatarja është diku rreth 17 euro për ndeshje, sepse ne duam të kemi çmimet më të ulëta për anëtarët tanë” ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Por, kur ne shesim biletat, jo për United, por për secilën skuadër në La Liga apo Ligën e Kampionëve, çmimet tona janë më të larta sepse ne duhet të balancohemi me biletat sezonale” ka thënë tutje ai.

“Kjo është diferenca. Ne e bëjmë këtë në të gjitha ndeshjet, jo vetëm për Liverpool apo Man United” ka shtuar ndër të tjerash Bartomeu.

Barcelona do të jetë nikoqire e skuadrës së Liverpool për ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të luhet më datën 30 prill, dhe pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS