Pas daljes nga psikiatria, Britney flet për herë të parë rreth gjendjes së saj 

Pas daljes nga psikiatria, Britney flet për herë të parë rreth gjendjes së saj 

Pas daljes nga psikiatria, Britney flet për herë të parë rreth gjendjes së saj 

Britney Spears ka folur për herë të parë pas daljes nga klinika psikiatrike.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë lajme lidhur me gjendjen shëndetësore të Britney Spears, shkruan lajmi.net.

Fansat kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e këngëtares Britney Spears pas paraqitjes së saj në një qendër të kujdesit mendor, muajin e kaluar.

Sot ka qarkulluar një lajm se i dashuri i saj ka treguar që gjendja shëndetësore e Britney është shumë e mirë ndërsa nuk ka munguar edhe një reagim i saj.

“Doja të ju përshëndes, sepse gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Uau!!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe vetëm kaq shumë gjëra gjëra të çmendura u thanë. Unë po përpiqem ta marrë veten, por gjithçka që po ndodh po ma bën edhe më të vështirë këtë. Mos besoni gjithçka që lexoni dhe dëgjoni. Këto e-mail të rreme kudo u hartuan nga Sam Lutfi vite më parë … Nuk i shkruaja unë. Ai po pretendonte të isha unë dhe të komunikoj me ekipin tim me një adresë të rreme. Situata ime është unike, por premtoj se në këtë moment po bëj atë që është më e mira .N Ndoshta ju nuk mund ta dini këtë lidhur me mua, mirëpo por unë jam shumë e fortë dhe qëndroj pas asaj që e dua. Dashuria dhe përkushtimi juaj është i mahnitshëm, por ajo që më duhet tani është pak privatësi për t’u marrë me të gjitha gjërat e vështira që jeta po më hedh. Nëse mund ta bëni këtë, do të isha përgjithmonë mirënjohëse. Ju dua ❤️❤️❤️”, ishin fjalët e para të Britney Spearse pas daljes nga klinika.

Ditë më parë është thënë se ajo u dërgua në klinikën mentale për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait./Lajmi.net/

TAGS