Sot, ministri Sadulla Duraku ka dhënë dorëheqje nga funksioni ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësiror për shkak të asaj se është propozuar për ministër në ministrinë e re për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, shkruan Almakos.
“Ju falëminderohem Juve dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesve në Parlament për besimin e dhënë dhe nderin që të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes në mjedisin jetësor në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Dua të theksoj se në periudhën e kaluar derisa e kam kryer funksionin jemi përballur me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe progresin e mjedisit jetësor. Sipas gjendjes së tanishme disa prej atyre sfidave me sukses i tejkaluam. Unë edhe ekipi im në periudhën e kaluar kemi punuar me mundim dhe e kemi investuar tërë dijen dhe aftësinë tonë në zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë një qasje afatgjate dhe sistematike.
Nuk dua të tingëlloj mendjemadh, por shumë projekte të vogla dhe të mëdha të realizuara nga ana e ministrisë, në kohën e drejtimit tim me të, do të lënë gjurmë pozitive në ruajtjen dhe progresin e ambientit jetësor ”, deklaroi ndërmjet tjerash Sadulla Duraku./Almakos/