Pas ‘E ke dit’, diçka e re po vjen nga Diona Fona

Pas ‘E ke dit’, diçka e re po vjen nga Diona Fona

E re por shumë e talentuar.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Diona Fona e cila ka pak vite në muzikë por pëlqehet tejet shumë, shkruan lajmi.net.

“E ke dit”, është projekti i fundit që ka publikuar me videoklip, projekt ky që ka marrë afro një milion shikime.

Dhe tani, përmes një imazhi të postuar në Instagram Diona shfaqet nga studio muzikore dhe tregon se së shpejti po vjen me këngë të re.

“Omg, pritni pritni… a është kjo bomba tjetër? Ju e dini”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, këngëtarja Fona nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti të saj muzikor. /Lajmi.net/

TAGS