Pas grabitjes së 10 milionë eurove, Aeroporti i Rinasit po ruhet nga forca të shumta të policisë ushtarake

Pas grabitjes së 10 milionë eurove, Aeroporti i Rinasit po ruhet nga forca të shumta të policisë ushtarake

Prej mbrëmjes të së mërkurës forcat e ushtrisë janë dislokuar përgjatë perimetrit të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Ministrja e Mbrojtjes bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku do të shkojnë sot paradite për të inspektuar zonën.

Dje ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur urdhrin për dislokimin e Policisë Ushtarake në mbështetje të policisë së shteti.

Lexo po ashtu:

“Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve”.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.” U shpreh ministrja dje

Ndërkohë që për grabitjen e gati 10 milionë euro të ndodhur në avionin e linjës Tiranë-Vjenë pasditen e 9 prillit mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili konsiderohet dhe si kreu i bandës. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë shumën e grabitur dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar. /OraNews

TAGS