Pas kallëzimit për Dvoranin, Meta në takim me ish- Presidentin Rexhep Meidanin

Pas kallëzimit për Dvoranin, Meta në takim me ish- Presidentin Rexhep Meidanin

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetin social ku shfaqet me ish- Presidentin Rexhep Mejdani.

Meta shkruan se diskutoi me prof. Meidanin mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike e institucionale.

Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.

Kujtojmë se këtë të martë Meta firmosi padinë penale në adresë të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Institucioni që drejton Meta ka patur javët e fundit përplasje të forta me shumicën qeverisëse në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./Express