Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës, edhe Ismajli ka dy fjalë për Kurtin

Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës, edhe Ismajli ka dy fjalë për Kurtin

Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmanit, edhe mbrojtësi i Hajduk Splitit dhe Shqipërisë, Ardian Ismajli ka dalë publikisht në përkrahje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ismajli, i lindur në një fshat të Podujevës, i cili ka luajtur për Prishtinën dhe 2 Korrikun, pretendon se Kurti do t’i fitojë mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Shihemi me 51%. Hallall çdo votë o king”, ka shkruar 23-vjeçari në Instastory në Instagram.

Ismajli, i cili në vitin 2018 vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Kosovës për atë të Shqipërisë, për shkak të mungesës së hapësirës tek Dardanët, e ka fituar vendin e një titullari të padiskutueshëm në Hajduk dhe Kombëtaren kuqezi.

MEDIAL.mk