Pas lëndimit serioz të Sanchezit, Interi e kërkon sulmuesi francez Giroud

Interi është duke u përgatitur ta transferojë sulmuesin e palumtur të Chelsea, Olivier Giroud, pas lëndimit serioz të Alexis Sanchezit.

Interi konfirmoi sot se Alexis Sanchez – i huazuar nga Manchester United – e ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë dhe me gjasë do t’i nevojitet operacioni, transmeton Gazeta Express.

Sanchez u lëndua gjatë një ndeshjeje të Kombëtares së Kilit
kundër Kolumbisë, si pasojë e një ndërhyrjeje të anësorit të Juventusit, Juan
Cuadrado, dhe pritet të mungojë deri në tre muaj.

Lëndimi i tij e lë klubin zikaltër me shumë pak opsione në
sulm, prandaj do t’i duhet ta gjejë një sulmues tjetër në afatin e ardhshëm kalimtar
në janar.

Giroud është tejet i zemëruar me mungesën e minutave në
Chelsea që prej transferimit nga Arsenali në janar të vitit 2018, i cili kishte
qenë kërkesë e Antonio Contes.

Kontrata e tij me të kaltrit mbaron në fund të këtij sezoni,
prandaj Chelsea do të pranonte ta shiste në janar.

Sipas FCInterNeës.it, Giroud dëshiron kontratë deri në
qershor të vitit 2022 dhe pagë shumë të lartë, 8 milionë euro në vit. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/