Pas letrës së Amerikës, takohen liderët shtetëror

Letra e SHBA-ve ku kërkohej pezullimi i menjëhershëm i taksës ndaj Serbisë, ka bërë që liderët e shtetit të mblidhen sonte në një takim.

Takimi po mbahet në një nga restorantet në qendër të Prishtinës.

Nga takimi është parë të kenë dalur presidenti Thaçi, por edhe dy zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Asnjëri prej tyre deri më tani nuk kanë pranuar të flasë për media.

Lexo po ashtu:

Sipas raportimeve, pjesëmarrës në takim është edhe kryeministri Haradinaj dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Takimi vjen disa orë pas letrës së dërguar nga zyrtarë të lartë të Amerikës, ku thuhej se nëse taksa nuk pezullohet, raportet Kosovë-Amerikë nuk do të jenë si dikur. /Telegrafi/

TAGS