Pas ndarjes nga Channing Tatum, Jessie J kaloi Krishtlindjen duke ndihmuar të pastrehët

Pas ndarjes nga Channing Tatum, Jessie J kaloi Krishtlindjen duke ndihmuar të pastrehët
23:00 | 27 Dhjetor 2019

Jessie J ndihmoi të pastrehët në një lagje të Los Angeles.

Ylli 31-vjeçar hoqi forë nga festa për të dalë dhe ndihmuar të pastrehët në Los Angeles, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja britanike u dha rroba dhe ushqim nevojtarëve, ndërsa u pa duke përqafuar vullnetarë të tjerë në këtë mision bamirës.

Jessie largoi grimin dhe tregoi bukurinë natyrale, ndërsa ishte veshur në veshje sportive dhe një kapele në kokë.

Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi u zbulua se këngëtarja ishe ndarë nga aktori Hollywood-ian, Channing Tatum, pas pak më shumë se një viti bashkë.

Ajo dhe aktori 39-vjeçar thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre rreth një muaj më parë.

Ndërsa Jessie J ishte vullnetare për të ndihmuar të pastrehët dje, Channing kaloi Krishtlindjen me vajzën e tij. /Lajmi.net/

 

TAGS