Pas ndarjes nga politikani kosovar, reagon Adrola Dushi: S’kam menduar kurrë ta lë SHBA

Pas ndarjes nga politikani kosovar, reagon Adrola Dushi: S’kam menduar kurrë ta lë SHBA

Bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi se është ndarë nga politikani dhe biznesmeni Albin Gashi.



Lidhur me këtë çëshje, modelja përmes një postimi në Instagram ka theksuar se nuk e ka menduar kurrë që ta lë Amerikën për ndonjë arsye dhe se ditëlindjen e saj e ka festuar vetëm me miqtë e ngushtë. Adrola ka theksuar se kjo është hera e fundit që flet lidhur me këtë çëshje, ndërsa as i ka mohuar dhe as pohuar zërat për një ndarje të mundshme nga politikani kosovar.

​ “Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale, pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar një herë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqënëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye… Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”.

TAGS