BFI ka formuar një shoqatë të re humanitare ku bashkëthemelues është Reis Rexhepi!
Para dhjetëra vitesh, Bashkësia Fetare Islame e ka formuar shoqatën “Hilal”, e cila është marr me aktivitete humanitare. Megjithatë, sipas të dhënave deri tek të cilat kemi arritur, vitin e kaluar është formuar shoqatë e njëjtë me qëllimet e njëjta me emrin “HILAL BFI”, ku në strukturën e saj pronësore, përskaj BFI-së, futet edhe reisi Sulejman Rexhepi si person fizik, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Përndryshe, shoqata më e vjetër prej dy shoqatave përmendet në padinë penale që në prokurori u dërgua nga ish funksionar të muftinisë së Shkupit të BFI-së, të cilat, midis tjerash, po e akuzojnë Rexhepin për keqpërdorimin e veturave të marra si donacion.
Shkruan: Vlatko Stojanovski / FOKUS
Edhe pse në natyrën e veprimtarisë së Bashkësisë Fetare Islame është kujdesi dhe promovimi i religjionit dhe mbrojtja e të drejtave fetare të qytetarëve nga bashkësia myslimane, megjithatë, BFI tashmë një periudhë më të gjatë po e tërheq vëmendjen ndaj vetes duke proklamuar qëndrime dhe duke artikuluar porosi që kanë më shumë dimension politik sesa religjioz. Paralelisht me këtë, vazhdimisht po aktualizohen ndarje në korniza të BFI-së, të ndjekura me akuza për punë të paligjshme dhe vetë dëshirë midis grupeve kundërshtare në organizatën fetare, që në mënyrë shtesë ia shkatërron edhe ashtu autoritetin dhe imazhin e rrënuar.
Gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale, reisi Sulejman Rexhepi me një ton të fort kërkoi nga qeveria që në afat prej dhjetë ditësh të zgjidhen të gjitha rastet e denacionalizimit të tokës dhe të objekteve fetare me status të ngrirë. Menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë zgjedhor, arriti vendimi i gjykatës qytetare të Shkupit, në bazë të së cilës për reis të ri është zgjedhur Skender Buzaku, që ka nxitur reagimin e Rexhepit se ky vendim gjyqësor është sjell në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Njëherit, ai nuk i zgjodhi fjalitë që verbalist të merret me gjykatësen e cila e ka sjell një vendim të këtillë, madje duke i porositur edhe atë se lirisht mund që të vdes?!
Përderisa institucionet kompetente janë duke udhëhequr një procedurë për gjuhën e urrejtjes kundër fjalimit të Rexhepi, por edhe për deklaratën se maqedonasit janë fis i egër pa identitet, ka ndodhur një ndryshim diametral në pozicionimin e BFI-së ndaj procesit zgjedhor. Edhe pse pas rrethit të parë Rexhepi porositi se do të përfshihet në anti-propagandë në zgjedhje dhe se nuk do të thërras për votim, pak para rrethit të dytë, BFI i ftoi besimtarët mysliman që në mënyrë masive të marrin pjesë në zgjedhje për, ashtu si thanë prej atje, më shumë të drejta fetare dhe nacionale, shtet demokratik dhe i së drejtës, anëtarësim në BE dhe në NATO. Rastësisht ose jo, kjo gjë ndodhi pikërisht pas thirrjeve për shpejtimin e procesit për kthimin e pronës nacionale të BFI-së, të vendimit gjyqësor për zgjedhjen e reisit të ri, të procedurës për gjuhën e urrejtjes, etj.
Por, si duket problemi më i madh në relacionin midis pushteteve, gjegjësisht të institucioneve shtetërore, nga njëra anë dhe BFI-së nga ana tjetër, ishin procedurat për kontrollin e punës financiare të organizatës fetare. Sa për përkujtim, nënkryetari i LSDM-së në pushtet dhe deputeti Muhamed Zeqiri në mesin e vitit të kaluar në parlament e pyeti liderin partiak dhe kryeministër Zoran Zaev se pse Rexhepi është i paprekshëm për organet e hetimit dhe hetuesisë, kur, sipas tij, ai po punon në mënyrë kriminale dhe të paligjshme. Në lidhje me këtë, Zaev dërgoi një apel deri te institucionet që menjëherë t`i kryejnë kontrollet e nevojshme.
Thuajse në periudhën e njëjtë, sipas të dhënave që i siguruam nga institucionet kompetente, BFI ka hapur një shoqatë të re humanitare me emër të ngjashëm si ajo që ka funksionuar si shoqatë e saj prej më shumë se dhjetë vite.
SHOQATË E RE ME QËLLIME TË NJËJTA, EMËR I NGJASHËM DHE PRONAR TË RI
Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, BFI ka formuar Shoqatën për qëllime humanitare “HILAL” në mesin e vitit 2010, ku person i autorizuar është reisi i organizatës fetare Sulejman Rexhepi. Kjo shoqatë humanitare është e regjistruar në adresën e njëjtë si pronari i vetëm i saj BFI, në rrugën “Cair” në komunën Cair. Këtu, sipas Kadastrit të patundshmërive, gjendet objekti në pronësi të BFI-së me hapësirë prej mbi 500 metra katror.
Në mesin e qëllimeve të shoqatës është përmendur se është edhe për dhënien e ndihmës materiale dhe tjetër për familjet në nevojë, për fëmijët pa prindër si dhe për personat e moshuar dhe të pa kujdesur nga askush. Më andej, shoqata organizon aksione dhe aktivitete për mbledhjen e ndihmës humanitare, krijon fonde për bursa për nxënës dhe student, organizon ndihmë mjekësore të familjeve në nevojë. Në fund, shoqata organizon edhe aktivitete të ndryshme kulturore si seminare, simpoziume, koncerte…
Më andej, nga ‘Hilal’ kanë përmendur se për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të tyre do ta kanë përkrahjen e Bashkësisë Fetare Islame si themelues i saj. Megjithatë, në fillim të vitit 2018 është formuar shoqata me emër të ngjashëm “HILAL BFI”, e cila i ka qëllimet e njëjta. Selia e shoqatës së re humanitare është e vendosur në rrugën “Samoil” në Komunën Qendër, ku është e regjistruar muftinia e Shkupit të BFI-së në krye të së cilës momentalisht gjendet myftiu Qenan Ismaili.
Të dhënat zyrtare flasin se si bashkëpronar i shoqatës së re humanitare, përskaj BFI-së, paraqitet edhe reis Rexhepi si person fizik, i cili njëherit është edhe person i autorizuar i kësaj shoqatë. Përveç tij. Në strukturën pronësore të “HILAL BFI” janë edhe tre persona fizik, midis të cilëve edhe Muzemil Osmani, i cili është shef i kabinetit të reisit Rexhepi. Njashtu si bashkëpronar në shoqatë janë edhe dy bashkëpuntor të Rexhepit që punojnë në Rijasetin e BFI-së- Mustafa Dauti dhe Qufli Osmani.
PADI PENALE PËR SHITJEN E PRONËS DHE KEQPËRDORIM TË DONACIONEVE
Përndryshe, organizata humanitare “Hilal” përmendet në padinë penale kundër reisit të BFI-së dhe personit të autorizuar të shoqatës Sulejman Rexhepi të ngritur nga ish bashkëpunëtorët e tij me të cilët është futur në konflikt para disa viteve. Bëhet fjalë për ish myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani, ish sekretarin e BFI-së, Afrim Tahiri, reisin aktual juridik të BFI-së, Skender Buzaku si dhe disa persona tjerë. Sa për përkujtim, ata në vitin 2015 ishin pjesë e tentimit për ndryshimin e Rexhepit nga pozicioni udhëheqës në BFI, ku edhe fizikisht e morën selinë e BFI-së, por megjithatë në fund betejën e fitoi Rexhepi.
Pikërisht ata në vitin 2016 deri te Prokuroria Publike kanë ngritur padi penale kundër Rexhepi dhe Sabedin Ameti, pasi që, sipas tyre, ata kanë shitur pronë të patundshme në Ohër në rrugën e dy marrëveshjeve jashtë procedurës së paraparë. Ata që i kanë paditur në padi përmendin se për t`u shitur pronë e BFI-së, fillimisht duhet që muftinia resore të formoje komision i cili do të kryej shqyrtimin e tregut, dhe në bazë të dhënave të fituara në fund vendimin e sjell Rijaseti, derisa Kuvendi i BFI-së duhet që të parashoh në buxhetin e organizatës paratë e fituara nga shitja. Por ato që e kanë paditur thuan se kjo gjë nuk është kryer me qëllim që të paditurit të fitojnë dobi pronësore.
Në këtë padi penale deri tek e cila arriti “Fokus”, ata që e kanë paditur gjithashtu theksojnë se reisi i BFI-së Rexhepi si nënshkrues i organizatës humanitare “Hilal” në mënyrë të pabazë ka mundësuar marrjen e veturave që tek to kanë arritur si donacion. Pastaj, ata që e kanë padituri kanë përmendur se veturat nuk kanë guxuar që të shiten, por nga dita e ardhjes në vend është dashur që të regjistrohen në emër të BFI-së, pas së cilës me to nuk ka qenë e mundur që të disponohet në afat prej 5 viteve. Në shtesën e padisë, ata që kanë paditur kanë dhënë edhe dokumentin e veturave si dhe kërkesën për ndihmë deri te biznesmeni turk Mutluxhan Sulejman Saran, i cili para disa kohësh publikisht ka thënë se ka dhënë para kesh deri te përfaqësuesit më të lartë të BFI-së për të pasur hapësirë për punë në vend rreth organizimit të Haxhit, si dhe ka donuar furgon, xhip dhe ndihmë tjetër humanitar.
Njëri prej atyre që e kanë paditur, Buzaku, vitin e kaluar ka parashtruar direkt prokurorinë publike në lidhje me veprimin në këtë lëndë. Nga prokuroria iu janë përgjigjur se pasi që është formuar lënda penale-juridike, prokurori publik ka kryer kontroll në Ligjin për bashkësi fetare dhe grupet religjioze. Në mënyrë shtesë, prokurori publik Azis Shaqiri ka njoftuar se në korniza të procedurës penale është dërguar kërkesë edhe deri te Ministria e punëve të brendshme, prej ku nga viti 2017 kanë dërguar në njoftim të zgjeruar deri në prokurori.
Përmes zëdhënësit të BFI-së, Agron Vojnika, kemi dërguar disa pyetje deri te organizata fetare në lidhje me arsyet e formimit të shoqatës së re humanitare, por deri në përfundim të këtij numri të javores nuk kemi marr përgjigje.
KORNIZA 1 EDHE NJË SHOQATË ËSHTË E REGJISTRUAR NË ADRESËN E NJËJTË ME BFI-NË DHE “HILAL”
Në adresën e njëjtë ku është regjistruar Bashkësia Fetare Islame dhe shoqata më e vjetër humanitare “Hilal” e formuar në vitin 2010 në rrugën ‘Cair’ në komunën Cair është e regjistruar edhe një shoqatë e qytetarëve.
Sipas të dhënave nga Regjistri Qëndror, bëhet fjalë për shoqatën “Ilmie” e formuar në fund të vitit 2001, ku person i autorizuar edhe Rexhep Ziberi nga fshati Gërçec, Shkup.
KORNIZA 3, BFI KA MARR KREDI PREJ 7 MILION DENAR NGA BANKA SAUDIANE
Bashkësia Fetare Islame gjatë vitit 2018 ka marr një kredi nga Banka Islame për zhvillim në Arabinë Saudite në vlerën prej 7 milion denar ose mbi 113.000 euro.
Për atë qëllim, ashtu si është publikuar në Gazetën Zyrtare, dy palët kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën BFI ka lënë nën hipotekë pronë të patundshme në Gostivar me hapësirë të përgjithshme prej mbi 1000 metra katror.