Pas përplasjeve në Durrës, emërohet drejtori i ri i kadastrës

Pas përplasjeve në Durrës, emërohet drejtori i ri i kadastrës

Drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës do të jetë Artur Çobani.

Ai është emëruar pasi drejtuesi i mëparshëm, Liridon Pula u arrestua për shpërdorim detyre dhe u la në burg nga Gjykata e Shkallës së parë. Megjithatë Pula u la i lirë pasi apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit.

Artur Çobani ka mbajtur postin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.