Pas pesë muajve lajmërohet fituesi i 1.5 miliard dollarëve, komisioni i lotarisë së Karolinës së Veriut zbulon detaje

Fituesi i lotarisë amerikane “Mega millions” që në tetor të vitit të kaluar fitoi 1.5 miliard dollarë, pas pesë muajve më në fund i është lajmëruar autoriteteve kompetente, duke kërkuar që t’ia paguajnë në para të thata shumën prej rreth 877 milionë dollarëve, ka njoftuar Komisioni i lotarisë së Karolinës së Veriut, raporton Reuters.

Fituesi ka dashur të mbetet anonim, kurse zyrtarët e lotarisë në opinion e kanë quajtur vetëm “burri nga Karolina e Veriut”, transmeton Telegrafi.

Ai ka pasur rastin të zgjedh nëse do të presë që t’ia japin xhekpotin prej 1.5 miliard dollarëve, apo t’i merr menjëherë në para të thata 877 milionë dollarë.

Megjithatë ai ka zgjedhur opsionin e fundit që është shuma më e madhe e fituar ndonjëherë në xhekpot në historinë e lotarisë amerikane, kanë njoftuar zyrtarë të Komisionit të lotarisë kombëtare.

Vendi ku është shitur bileta fatsjellëse gjithashtu do të shpërblehet me 50 mijë dollarë, kurse shteti i Karolinës së Veriut do të fitojë 61 milionë dollarë nga taksat e çmimit kryesor. Tiketa fituese ishte shitur në tetor, kurse fituesi ka pasur afat deri më 19 prill që të lajmërohet si fitues. /Telegrafi/

TAGS