Pas Realit e Barçës, edhe Liverpooli e do Rabiotin

Pas Realit e Barçës, edhe Liverpooli e do Rabiotin

Referuar raportimeve të “Daily Mirror”, Liverpool ka përmbysur situatën lidhur me destinacionin e ardhshëm të futbollistit të PSG-së, Adrien Rabiot.

Klubi i Premierligë, tashmë ka marrë edhe kryesimin si favoriti për të siguruar shërbimet e yllit 24-vjeçar francez.

Rabiot do të çlirohet nga PSG me parametra zero më datë 1 korrik dhe Liverpool i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, ndodhet momentalisht superior ndaj pretendentëve të tjerë.

Rabiot, që është aktualisht në krizë ekstreme me klubin e tij PSG, me teknikun Thomas Tuchel që nuk e grumbullon që nga dhjetori i vitit 2018, kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Juventus e Milan.

TAGS