Pas triumfit në La Liga, Bartomeu tregon cili është objektivi i radhës për Barcën

Pas triumfit në La Liga, Bartomeu tregon cili është objektivi i radhës për Barcën

Pas triumfit në La Liga, Bartomeu tregon cili është objektivi i radhës për Barcën

Mbrëmë skuadra e Barcelonës ka siguruar edhe titullin e 26-të të kampionit, në kuadër të La Ligas.

Ky ishte edicioni i dytë me radhë në të cilin katalanët shpallën kampionë të Spanjës, pasi triumfuan ndaj Levante.

Ishte goli i Lionel Messi i realizuar në minutën e 62’ i cili i dha fund garës në Spanjë, duke i siguruar tri pikët skuadrës së tij, që në fund patën vlerën e titullit.

Pas këtij triumfi të shumëpritur, presidenti i skuadrës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar objektivat e radhës.

“Kjo gjë tregon se ne po bëjmë gjën e duhur si skuadër. Është një rekord dhe krenari” ka thënë Bartomeu për ‘Movistar’, transmeton lajmi.net.

“Objektivi ynë kryesor secilin sezon është La Liga. Ne kemi pasur festë të qetë sepse të mërkurën kemi sfidën në Ligën e Kampionëve” ka shtuar presidenti i katalanëve.

“Objektivi ynë është tripleta. Në Ligën e Kampionëve ne do të kemi përballë një skuadër vërtetë të fortë dhe në Kupën e Mbretit kemi kundërshtar që po përmirësohen.”

“Kjo ligë është rezultat i gjithë lojtarëve dhe trajnerit, si dhe mbështetjes së pakusht të tifozëve” ka thënë ndër të tjerash Bartomeu.

Kjo ishte gjithashtu here e tetë në 11 edicionet e fundit që skuadra e Barcelonës triumfon në La Liga. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS