Pasdite e pasur me futboll në ligat evropiane

Pasdite e pasur me futboll në ligat evropiane

Tifozët e futbollit kanë një ditë ‘të ngarkuar’ sot.

Në kuadër të futbollit evropian sot luhen disa ndeshje mjaft interesante, me shumicën e skuadrave të mëdha nga top pesë ligat evropiane që zbresin në fushë.

Në Premierligë, në katër ndeshjet që luhen sot, në fushë do të zbresin edhe Liverpool që në ‘Anfield’ presin Aston Villan, por edhe Manchester City që luan në udhëtim kundër Southampton.

Në Serie A luhet kryendeshja e javës në Itali, me fillim nga ora 21:45, kur Roma luan në udhëtim kundër Napolit. Gjithashtu, Inter nis ditën e xhiros, kur me fillim nga ora 17:15 pret Bolognan. Vëmendja e tifozëve kosovar do të jetë edhe te Verona, që me fillim nga ora 19:30 luan kundër Brescia.

Ndeshja e parë interesante e kësaj të diele luhet në Spanjë, me Real Madrid që udhëton për duelin me Athletic Bilbao (14:00), kurse mbrëmja mbyllet me Villarreal – Barcelona, e cila nis nga ora 22:00.

Kujtojmë se sot luhen dy ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, të dyja me fillim nga ora 17:00.