Alsat 2019-06-25T13:30:45+02:00
Moti pasdite do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë nga drejtim veri- lindor, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri në 34 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup, pasdite, pritet mot i ligë me shira të rrëmbyshëm dhe bubullima me kushte lokale për breshër. Temperatura do të sillen deri në 31 gradë.
Nga DPHM njoftojnë se edhe nesër pasdite pritet të jetë moti i ngjajshëm. Pastaj vijon mot i qëndrueshëm dhe me diell, të premten dhe gjatë fundjavës pritet të ketë mot stabil me erë të përforcuar në pjesën veriore.
Loading…