Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadori francez, Kristian Timonie sot pasdite do të realizojnë takim në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Takimi do të mbahet në orën 15:00 ndërsa pas tij në orën 15:30 janë paraparë deklarata për mediat.
Takimin paraprakisht sot e paralajmëroi Timonie, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati.
“Franca fillimisht i pret reagimet e non-pejperit nga vendet anëtare, por gjithashtu me kujdes të madh do t’i dëgjojë vërejtjet edhe të palës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Timonie, i cili paralajmëroi se sot do të takohet me zëvendëskryeministrin Osmani, të cilin, siç tha do ta dëgjojë lidhur me mendimet e tij për dokumentin francez, ndërsa paralajmëroi takime edhe me përfaqësuesit e tjerë të autoriteteve në vend. .